×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Këtë pjesë në çezmë patjetër duhet ta pastroni: Kontrolli i rregullt mund t’ju shpëtojë shëndetin

    Insajderi
    13 August 2022 - 11:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gurëzit janë armiku i shëndetit tonë por edhe të çezmës suaj!

    Me siguri shpesh e pastroni çezmën nga jashtë, por kur e keni pastruar për herë të fundit nga brenda?

    Pothuajse në majë të çdo çezme gjendet aeratori apo perlatori, që tregojnë edhe se çfarë cilësia është uji të cilin e pini.

    Kjo pjesë hiqet thjeshtë me çelës, me ç’rast duhet të kini kujdes që të mos gërvishtni sipërfaqen e kromuar.

    Nëse përdorni dara, mbështillni me shirit izolues.

    Kur të hiqni aeratorin, në të do të gjeni rrjetën e çelikut në të cilën shtresohen grimca të forta, por edhe krijohen gurëzit.

    Rrjetën lajeni me ujë, ndërkaq gurëzit do t’i eliminoni nëse e qitni në uthull.

    Nëse vëreni që një herë në disa muaj perlatori të jetë i mbulur me gurëzi, do të thotë që uji është shumë i fortë dhe që duhet të mendoni për burime shtesë të ujit të pijshëm. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark