×
  • Sport
  • Sport

    Këto dy skuadra kërkojnë Samuel Umtitin

    Insajderi
    30 April 2021 - 14:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mbrojtësi i Barcelonës, Samuel Umtiti drejt largimit nga “Camp Nou”.

    Francezi e ka humbur prej kohësh vendin e titullarit dhe nuk bëbë pjesë në planet e trajnerit Koeman dhe shitja e tij është e pashmangshme.

    Një prej ekipeve të interesuara është Manchester United që nuk e ka si prioritet, por nëse do të dështonte transferimi I Varane, atëherë do ta shihte francezin tjetër si një opsion.

    Zeniti është gjithashtu ekip i interesuar dhe që ka pasur më shumë kontakte me agjentin e Umtitit, dhe është në gjendje të ofrojë 15 deri në 20 milionë euro për kartonin e lojtarit. /Insporti.com/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark