×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Këto femra bëjnë seks më shumë, mësoni cilat janë ato

    Insajderi
    29 November 2020 - 19:41

    Femrat depresive nëpërmjet seksit fshehin, zgjidhin dhe u kundërvihen vuajtjeve.

    Sipas disa hulumtimeve të një organizate shëndetësore angleze, femrat të cilat vuajnë nga depresioni, madje kanë 30% më shumë marrëdhënie intime sesa femrat me gjendje “normale”psikike.

    Kërkimet kanë treguar se femrat të cilat vuajnë nga depresioni mesatar bëjnë marrëdhënie seksuale tri herë më shumë se sesa femrat e lumtura, pavarësisht faktit se a janë në lidhje apo jo.

    Rezultatet nga hulumtimet e fundit, të cilat kanë përfshirë mbi njëqind femra të dëshpëruara dhe femra të lumtura, kanë treguar se femrat të cilat kanë më shumë pakënaqësi dhe janë të pikëlluara bëjnë seks shumë më tepër sesa femrat që janë në lidhje dhe të cilave s’u mungon asgjë.

    “Femrat depresive kërkojnë intimitet seksual për t’u ndjerë më mirë. Kur femrat janë në depresion, kur nuk janë të sigurta në lidhje ose janë të shqetësuara se ndoshta partneri i tyre nuk i dashuron sa duhet, atëherë mbështeten te seksi si element i cili u jep afërsi dhe siguri”, kanë thënë studiuesit nga ky hulumtim, transmeton Telegrafi.

    Ky studim ka treguar po ashtu se edhe femrat e lira të cilat janë në depresion, lëshohen më shumë në marrëdhënie seksuale pa përkushtim, në krahasim me femrat që nuk janë në depresion.

    Duket e çuditshme, por rezultati i një studimi tjetër të kryer në SHBA nga specialistët e Universitetit të New York-ut, tregon se seksi oral i ndihmon femrat të përballojnë depresionin. Sipas tyre, sperma e mashkullit mund të konsiderohet një lloj antidepresivi natyral.

    Eksperimentet u kryen tek 293 femra. Në përfundim të studimit ekspertët dolën në përfundimin se femrat që kryenin seks oral i rezistonin më mirë stresit dhe depresionit.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    Lexo edhe...
    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    19 March 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark