×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Këto janë arsyet pse na zë lemza dhe si mund ta ndalim atë

    Insajderi
    18 January 2023 - 16:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Të gjithëve mund të na zërë lemza herë pas here. Tinguj të çuditshëm që dalin nga goja pa paralajmërim janë deri në një pikë normale. Por çka e shkakton atë?

    Lemza mund të ndodhë për shumë arsye – disa prej tyre janë fizike dhe disa emocionale.Kjo për shkak se acarimi që shkakton lemzën ndodh në nervin që lidh trurin me diafragmën.

    Disa shkaqe të zakonshme përfshijnë; Të ngrënit shumë ose shumë shpejt, të qenit nervoz ose të emocionuar, konsumimi i pijeve të gazuara dhe alkoolit, stresi, ndryshimi i papritur i temperaturës, gëlltitja e ajrit gjatë përtypjes.

    Lemza është zakonisht e përkohshme, por në raste të rralla, ajo mund të qëndrojë për një kohë relativisht të gjatë.

    Zakonisht kjo ndodh për shkak të dëmtimit ose përkeqësimit të nervave të lidhur me diafragmën.

    Gjithçka, nga një qime që prek daullen e veshit deri tek dhimbja e fytit mund të ndikojë në këto nerva dhe në raste më serioze, një tumor ose kist në qafë.

    Nëse keni lemzë për më shumë se 2 ditë, ose nëse lemza po ju pengon frymëmarrjen, gjumin dhe po ju shkakton shqetësime, duhet të bëni një takim me mjekun tuaj.

    Si mund ta ndaloni atë

    Disa ekspertë mendojnë se mbajtja e frymës ose frymëmarrja në një qese letre mund ta ndalojë lezmën; të dyja teknikat bëjnë që dioksidi i karbonit të grumbullohet në mushkëri, gjë që mund të relaksojë diafragmën.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark