×
  • Showbiz
  • Insajderi / Ballina 5

    Këto janë disa prej këngëve popullore kushtuar personave të komunitetit LGBT+

    Insajderi
    02 April 2023 - 11:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Njëra ndër elementet kulturore të një shoqërie natyrisht se janë edhe krijimet e ndryshme muzikore.

    Muzika në trojet shqipfolëse me kalimin e viteve ka evoluar, sa i përket ritmit, melodisë, tekstit.

    Por, ajo që me kuptimin e plotë të fjalës mund të thuhet se ka mbetur e pandryshueshme është shfaqja e disa fakteve të cilat janë të vështira të pranohen nga masa, shkruan Insajderi.

    Fjala është për krijimet kushtuar personave të komunitetit LGBT+, të njohura ndryshe edhe si këngët e dylberave.

    Për shembull, në këngë e Ashikëve thuhet:

    “po na vjen nji vark me vela,

    thonë se ka manifaktur,

    qenka mbush o me dylbera,

    Jalla zot, shkarkofshin ktu…”

    Ose në një këngë tjetër është përshkruar kënaqësia e përjetuar nga marrëdhënia seksuale mes përsonave të seksit të njejtë.

    “…Në Evropë s’lashë vend pa parë

    Kuplaratë i mora mbarë.

    Shijova bionde gjermane

    Meskëputurat persiane.

    Rreth e qark iu sulla botës

    Por në Francë lashë ment e kokës.

    Kush të dojë le ta provojë

    Të ma marrë mikun në gojë

    Në Stamboll mos shkofsha kurrë

    Bashkohet burri me burrë.

    Thonë se është ves i shëmtuar,

    Mos vdeksha pa e provuar…”

    Por, jo vetëm në këto tekste është nxjerrur në pah një realitet i tillë.

    Në këngën, e cila nga hulumtimet në internet, thuhet të jet e të “bijve të Sefës”, thuhet:

    “Kalldrëmit po m’shkon si shah,

    Ma ke çitë qyrkun mbi krah.

    Aman çun pashë perendinë,

    Falmja bacës nji sabah!”

    Ndërkaq, “revolucioni” në lidhje me këtë çështje duket ta ketë bërë Adelina Ismaili, në këngën e saj “Shoku im” që është publikuar në vitin 2002.

    Ajo në tekst ka dhënë mesazhin e qartë, “askujt nuk duhet t’i interesoj jeta seksuale e tjetrit”.

    “Ti e di se të kam shok

    dhe nuk të lë që të zhgënjehesh.

    Bota është e tillë dhe nuk mundesh vetëm me të, të rrehesh.

    Ti je ai që je nuk ke as nevojë që të fshehesh.

    Ti nuk je as pak banal

    nese ndihesh si homosekusal.

    S’ke nevojë për guxim

    se ti je djalë dhe

    don djalë tjetër.

    As i pari as i fundit

    Kjo gjë në botë

    është punë e vjetër.

    Jeto për vete e jo për të tjerët

    leri njerzit le të plasin”.

    Dihet që muzika ka ndikim shumë të madh tek dëgjuesit sidomos kur fjalët thuhen nga dikush që konsiderohet model.

    Ndaj, edhe pse ofendimet, sharjet, bullizmi “grumbullojnë” më shumë klikime, duhet pasur parasysh se orientimi seksual i tjetrit, bazuar në “Kartën e të drejtave të njeriut” nuk mund të jetë subjekt dhune të çfarëdo lloji qoftë.

    Autore: Dijellza Preniqi

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Showbiz
    19 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark