Përfaqëseusja e Kosovës do të ballafaqohet sot me Izraelin, në kuadër të ciklit kualifikues të Kampionatit Evropian.
Kur kanë mbetur pak orë deri të fillimi i ndeshjes, tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për këtë ndeshje, ndërsa organet e rendit kanë publikuar orë më parë edhe planin funksionues.
Derisa situata vazhdon të jetë e qetë dhe ndoshta edhe për shkak të motit me shi, Policia e Kosovës është nëpër rrugët e qytetit që të ofrojë siguri maksimale.
Dardanët do të synojnë fitoren e parë në stadiumin “Fadil Vokrri”, teksa Izraeli do të kërkojë që të mbajë gjallë shpresat për kualifikim në Evropian.
Izraeli renditet në vendin e tretë në Grupin I, me 11 pikë, pas gjashtë ndeshjeve.
Ndërkohë Kosova ka humbur gjasat për kualifikim, duke u pozicionuar në pozitën e katërt me shtatë sosh.
Ndeshja e parë e zhvilluar në Tel-Aviv ishte mbyllur baras 1:1.
FORMACIONET ZYRTARE:
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke filluar nga ora 20:45.