×
  • Showbiz
  • Show

    Këto janë këngët e dashurisë me të cilat mund ta festoni Shën Valentinin

    Insajderi
    14 February 2023 - 17:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Marrë shkas që për shumëkënd sot është ditë kremte meqë është dita e të dashuruarve ose e njohur ndryshe si Shën Valentini, redaksia e Insajderi-të ka vendosur të iu rikujtojë disa këngë dashurie, të përshtatshme për t’i dëgjuar sot dhe jo vetëm.

    Kënga hit e Alban Skenderajt, ”Vetëm ty” padyshim se është njëra ndër këngët me dedikimin me të mirë për dikë.

    “Se ti je motiv i jetës time, veç për ty do të jetoj. Ti më bën të fle pa mendime, vetëm ty unë ënderroj”, janë disa nga frazat e këngës së kënduar për herë të parë në festivalin e këngës “Top Fest”.

    Dashurinë pa kushte, më së miri e ka përshkruar Vlashent Sata.

    “Sa herë t’shikoj n’sy qeshesh ti si dielli ma i ngrohtë. E plotë, e vogla ime, e plotë je, e madhe sa një botë. E, mos dysho në vete, mos dysho kot, se copëzat e tua t’kanë ba kush je ti, sot”, janë disa vargje të këngës “Copa”, të cilën këngëtari ia ka dedikuar partnerës së tij, Donja Mema.

    Për juve që jeni ribashkuar me ish-at, një mesazh i lezetshëm për pafundësinë e lidhjes tuaj do të ishte kënga “Idila Verore”.

    Këngën do t’a shkruaj – dashuri, ec n’kët’ zemrës time t’i ke hy. Mos me harro t’lutem përsëri, s’mund t’jetoj’ pa ty. T’lutem më kupto! Eja m’ledhato, zemren ti ma shero. S’ka forcë që na ndanë, gjërsa jemi bashkë, fort’, të dashuroj”, janë vargjet e kënduara nga grupi Mak, të cilat më vonë janë ripërpunuar nga Mc Kresha dhe Lyrica Son.

    Dyshja, në këngën “S’mund të jetoj pa ty”, dashurinë e rifituar pos me disa vargje nga kënga e lartëcekur e kanë përshkruar në superlative edhe me krijimin e tyre.

    “Kur jena dytë bashkë, s’na del as Colosseum-i. Çona  pi gjumit, tu ta ni aromen e parfumit; si shpejtsia e plumit; po m’vretë me butsin e pllumit”, mes tjerash thuhet në këngë .

    Dashurinë me vetëmohim më së miri e ka përshkruar, Alban Skenderaj, me fjalët, “Unë dhe ti, që ndamë dhe të fundit kafshatë duke thënë se sa jemi me fat. Sa njëri-tjetrin të kemi për krahë në çdo natë. Unë dhe ti, erdhëm nga ëndrrat në jetë, duke mposhtur stuhitë dhe rrufetë, dhe mbollëm një rreze diku, të shkëlqejë sot një diell i vërtetë”, janë vetëm disa nga frazat në këngën “Unë dhe ti”.

    Nëse mendoni që të dëshurës tuaj t’i propozoni martesë e keni frikë që gjatë propozimit do harroni atë që keni planifikuar të flsini, kënga e Ergys Shahut “Fustani i Bardhë”, padyshim së është “zëri” i të gjithë atyre që kanë një hallë të tillë.

    “Ti mi dhe kuptim jetës, je gjysma ime e zemres. Betohem se do të kem gjithë jetën. Zemër mos ndrysho. Sa herë e mendoj, n’dashuri veten leshoj. Është e bukur ta jetosh. Çdo moment t’a dedikoj, për ty unë do luftoj. Se lotet si mbaj kur t’shoh me fustanin e bardhë dhe afrohesh tek unë ngadalë me thua me një fjalë” TE DUA””, janë disa nga fjalët që këngëtari ia dedikon partnerës.

    E, për juve që ëndërroni për të jetuar ditët e shkuara, kjo këngë është për ju.

    “Lot i patharë ndriçoje këtë natë, sonte kumbo prej shpirtit pa fjalë. Vetëm një çast dhimbja të më ndalë; ky lot i patharë një ditë do shterojë, nga puthjet e zjarrta që ëndërroj, në atë çast dhimbja do ndalojë”, kishte thënë Eugen Bushpepa në këngë Mall.

    Nëse jeni duke pëlqyer dikë por nuk dini se si të ia shprehni atë, ju sugjerojmë ta dëgjoni këngën “Instiktivisht”, të Shpat Dedës, në të cilën sigurt do ta gjeni vetën.

    Por, pos këtyre artistëve vlenë të ceken edhe shumë këngëtarë të tjerë si Flori Mumajesi, Yll Limani, Remzije Osmani, Aurela Gaçe, Xhensila Murtezai që në mënyrën më të bukur të mundëshme i kanë kënduar dashurisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark