×
  • Lajme
  • Insajderi

    Këto janë rastet e sulmeve ndaj gazetarëve në Kosovë që nuk u kapën sulmuesit

    Insajderi
    27 February 2021 - 21:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në Kosovën e pavarur e demokratike, disa gazetarë përveç që janë kërcënuar, ata edhe janë sulmuar fizikisht nga persona, shumica të paindetifikuar.

    Një ndër rastet që ka tronditur opinionin publik kosovar, ku përveq reagimeve të brendshme ka pasur fokus edhe nga  gazeta “Washington Post” ishte sulmi fizik ndaj gazetarit hulumtues dhe autorit të emisionit InDoks.

    Duriqi është sulmuar nga tre persona, ku ka marrë lëndime të rënda trupore, gjersa ishte duke hyrë në banësene tij pas kthimit nga një debat televiziv.

    Prokuroria ka inicuar rast hetimi për sulmin ndaj Duriqit.

    Rastet të ngjajshme janë bërë tashmë fenomen në Kosovë.

    Brenda pesë viteve të funksionimit të Gazetës Insajderi, për shkak të raportimeve për krimin, korrupsionin e keqpërdorimet e ndryshme në Kosovës, sulme fizike kanë përjetuar  edhe drejtori i Gazetës Insajderi Parim Olluri, Kryeredaktori Vehbi Kajtazit. Me kërcënime të vazhdueshme janë përballur edhe gazetarët tjerë të mediumit.

    Lidhur me sulmin ndaj Ollurit ende nuk ka asnjë të dyshuar apo arrestuar, përkundër që policia pati publikuar fotografitë e sulmuesve të kapura nga kamerat para tre viteve në rrugën ku ishte sulmuar Olluri.

    Pa u bërë dy muaj nga sulmi fizik ndaj drejtorit të Insajderit, Parim Olluri, ishte sulmuar edhe kryeredaktori Vehbi Kajtazi.

     Po në këtë vit ishte sulmuar edhe gazetarja, Arbana Xharra, rreth orës 1 pas mesnate në një parking në Prishtinë.

    Ngjarja ndodhi pas orës 1 te mesnatës të vitit 2017, kur Xharra ishte kthyer nga Tirana, pasi ishte  ftuar në emision në një prej televizioneve.

    Ajo ishte dërguar në gjendje të rëndë në spital, ndërkohë motivet e kësaj ngjarje ende mbeten të paqarta.

    Sidë e gazetarëve mbetet në Kosovë  publikim i të vërtetës nga ana e gazetarëve në një anë, dhe betejën kundër tyre nga ana e politikanëve, mafias dhe krimit të organizuar bashkë, në anën tjetër.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark