×
  • Lajme
  • Insajderi

    Këto janë rregullat e vendosjes së kamerave të sigurisë në Kosovë

    Insajderi
    22 January 2023 - 22:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Agjencia për Informim dhe Privatësi ka dhënë këshilla sesi mund të bëhet Instalimi i kamerave të sigurisë në pronat privat, biznese por edhe ndërtesa të banimit në Kosovë.

    Në secilin rast qytetarët duhet t’i kenë parasysh disa kufizime dhe specifika që janë për vendosjen e kamerave.

    AIP poashtu ka sqaruar se në rast të vendosjes së kamerave të sigurisë, nuk lejohet incizimi i zërit.

    “Si rregull nuk lejohet të instalohet sistemi i video vëzhgimit i cili mund të regjistroj edhe zërin.  Pasi që qëllimi kryesor i instalimit të vëzhgimit me kamerë është siguria e njerëzve dhe pasurisë, që nënkupton se regjistrimi i zërit është jo-proporcional për këtë qëllim dhe mbizotëron ndaj lirive dhe të drejtave themelore të subjektit të të dhënave”, thuhet në sqarim.

    Që një qytetar të vendos kamerë të vëzhgimit në pronën e tij private, nuk duhet të pajiset me leje AIP.

    Sipas AIP, është e nevojshme të plotësohen kriteret që parashihen në ligj.

    “Duhet të vendoset një shenjë paralajmëruese se hapësira e caktuar ndodhet në video vëzhgim dhe se kjo shenjë duhet të jetë e dukshme që t’i mundësoj personave të tjerë të njoftohen me masat. Gjithashtu duhet të keni kujdes që pamjet e marra nga vëzhgimi me kamerë mos të kalojnë perimetrin e pronës tuaj private”, thuhet në sqarimin e AIP.

    AIP ka treguar edhe për kriteret që duhet të zbatohen për sistemin e video vëzhgimit me kamerë në ndërtesa me apartamente.

    Këto kritere janë si në vijim:

    -Për instalimin e sistemeve të vëzhgimit me kamerë në objekte banesore, kërkohet paraprakisht pajtimi me shkrim i së paku shtatëdhjetë për qind (70%) të banorëve;

    -Vëzhgimi me kamerë mund të instalohet vetëm nëse kjo është e domosdoshme për sigurinë e njerëzve dhe sigurimin e pronës;

    -Duhet të vendoset shenjat njoftuese të cilat duhen të jenë të dukshme dhe të përmbajnë të dhënat e kontrolluesit;

    -Vëzhgimi me kamerë në ndërtesën me apartamente mund të mbikëqyrë vetëm hyrjen dhe hapësirat e përbashkëta dhe jo hyrjet e apartamenteve. Ndalohet mbikëqyrja me kamerë e apartamentit të shtëpiakut të ndërtesës dhe punëtorisë së tij/saj;

    -Transmetimi përmes televizionit kabllor të brendshëm, televizionit publik kabllor, internetit ose mjeteve të tjera të telekomunikimeve, pa marrë parasysh nëse bëhet në kohën e transmetimit apo më vonë, është i ndaluar.

    -Pamjet e regjistruara nga sistemi i vëzhgimit duhen mbrojtur nga qasja apo/dhe përdorimi i paautorizuar dhe të njëjtat nuk ruhen më gjatë se një (1) muaj (përveç nëse kërkohet për qëllime legjitime);

    Agjencia për Informim dhe Privatësi ka dhënë sugjerime edhe për kriteret që duhet zbatuar për vendosjen e kamerave të sigurisë në biznese. Sipas Agjencisë vendosja e kamerave duhet të bëhet në bazë të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Përsonale i cili ka paraparë që kohëzgjatja e ruajtjes së këtyre regjistrimeve të jetë më së shumti një (një) muaj, përveç nëse kërkohen ndryshe për qëllime legjitime.

    Pronari që dëshiron të vendos kamera të sigurisë në binzesin e tij, sipas AIP duhet ti marrë këto veprime:

    -Të bëni vlerësimin se është e nevojshme vendosja e kamerave dhe nuk mund të arrihet me mjete tjera, si psh: duke vendosur një ndriçim më të madh;

    -Të merrni vendim për instalimin e sistemit të vëzhgimit me kamerë ku do t përshkruani qëllimin e vendosjes, numrin e kamerave, të caktoni personin përgjegjës dhe kohëzgjatjen e ruajtjes së regjistrimeve (vini re, LMDhP ka paraparë që kohëzgjatja e ruajtjes së këtyre regjistrimeve të jetë më së shumti një (një) muaj, përveç nëse kërkohen ndryshe për qëllime legjitime);

    -Të vendosni shenja paralajmëruese të cilat duhen të jenë të dukshme dhe të përmbajnë të dhënat e kontrolluesit (biznesit);

    -Të kujdeseni të instaloni këtë sistem në pjesën e jashtme të objektit dhe në hyrje të objektit, por jo edhe në brendësi të zyreve (përjashtim nga kjo bëjnë zyret ku për shkak të natyrës së punës, ekziston reziku potencial për të punësuarit);

    -Duhet të njoftoni në mënyrë të duhur me shkrim të punësuarit lidhur me sistemin e vëzhgimit me kamerë dhe me të drejtat e tyre.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    25 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark