×
Astrologji

Këto janë shenjat e horoskopit që bien lehtë në dashuri

Insajderi
15 March 2023 - 22:44
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Për disa shenja të horoskopit, dashuria troket në derën e tyre shumë herë, dhe ndoshta shumë më tepër se sa pritet. Nëse jeni kurioz të dini se cilat janë këto, astrologët i kanë përmendur ato më poshtë:

Demi

Për një Demi, të biesh në dashuri është procesi më i thjeshtë dhe më i lehtë. Thur një mendim dhe e bën gjithçka magjike sapo të gjejë personin që do t’i bëjë përshtypje. Dhe kjo ndodh mjaft lehtë sepse Demi i do magjitë dhe përrallat, ndaj ka një tendencë për të idealizuar lehtësisht situatat dhe njerëzit. Ai nuk dorëzohet derisa të gjejë personin e përsosur dhe çdo herë bie në të njëjtin kurth.

Luani

Luani jeton për të rënë në dashuri. Nëse merr vëmendjen që kërkon, mund të bëjë gjithçka, por shpesh bie në dashuri me njerëzit e gabuar dhe zhgënjehet lehtësisht. Megjithatë, asgjë nuk mund ta ndalë eksitimin dhe pasionin e tij derisa të gjejë objektivin e radhës dhe të bjerë edhe një herë, me fytyrë për tokë.

Peshqit

Është shenja më e ndjeshme dhe emocionale e ciklit astrologjik dhe nuk na bën aspak përshtypje që dashurohet kaq lehtë. Ai jep gjithçka, ai i jep personit për të cilin kujdeset, fjalë për fjalë qiellin me yjet, por ai ka nevojë për vëmendje, sepse aq lehtë sa jep gjithçka, ai mund ta marrë përsëri nëse gjen më shumë mister dhe aventura diku tjetër./Insajderi

OP-ED
Nga Rubrika
Astrologji
17 April 2024

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark