Këto janë shenjat e zodiakut që pothuajse kurrë nuk qajnë - Insajderi
×
LifeStyle

Këto janë shenjat e zodiakut që pothuajse kurrë nuk qajnë

Insajderi
09 October 2024 - 12:51
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Lotët shpesh konsiderohen si një shenjë vulnerabiliteti ose emocioni të thellë, prandaj jo të gjithë njerëzit i përjetojnë ato në të njëjtën mënyrë.

Edhe pse lotët mund të jenë të dobishëm në çlirimin e emocioneve negative, disa individë i shmangin ato me çdo kusht, sepse besojnë se shfaqja e emocioneve është një shenjë dobësie.

Në një shoqëri që vlerëson forcën dhe vetëbesimin, shprehja e trishtimit ose zhgënjimit përmes të qarit mund të perceptohet si mungesë kontrolli.

Më poshtë po ju paraqesim katër shenja të horoskopit që pothuajse nuk qajnë kurrë.

Bricjapi

Bricjapët njihen për vetë-disiplinën e tyre emocionale. Ata rrallë do të tregojnë ndonjë shenjë dobësie, sepse besojnë se përmbajtja është çelësi i suksesit. Në botën e tyre, lotët konsiderohen si një mënyrë joproduktive për t’u marrë me problemet, ndaj preferojnë zgjidhje praktike.

Virgjëresha

Virgjëreshat preferojnë një qasje racionale ndaj jetës. Në vend që t’u dorëzohen ndjenjave, ata kërkojnë shpjegime dhe analiza logjike të problemeve. E qara shpesh u duket e padobishme, madje mund të ndihen të parehatshëm kur shohin njerëz të tjerë në lot.

Akrepi

Edhe pse Akrepat janë thellësisht emocionalë, ata rrallë do të lejojnë që dikush t’i shohin ata.

Ata pëlqejnë të kontrollojnë ndjenjat e tyre dhe rrallë do të tregojnë dobësinë e tyre. Për ta lotët janë një çështje private, diçka që mund ta ndajnë vetëm me njerëzit më të afërt.

Ujori

Ujorët shpesh mbështeten në intelektin dhe logjikën për t’u marrë me situatat emocionale. Ata rrallë i lënë emocionet e tyre t’i sundojnë dhe të qarat mund të duken të panevojshme apo edhe irrituese. Për shkak se ata preferojnë distancimin emocional, ata mund të duken të ftohtë dhe të painteresuar.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark