×
  • Sport
  • Sport

    Këto janë skuadrat që tashmë kanë siguruar kalimin tutje në rrethin tjetër të Ligës së Kampionëve

    Insajderi
    24 November 2021 - 23:20

    Tetë ndeshje interesante u luajtën sonte në Ligën e Kampionëve.

    Pas dueleve të luajtura sonte u përmbyll xhiroja e pestë në kompeticionin më të madh për klube.

    Kur ka mbetur edhe një xhiro të luhet, tashmë janë mësuar shumica e ekipeve që janë kualifikuar në fazën tjetër.

    11 skuadra deri më tani kanë siguruar një vend në fazën tjetër: Man City, Man Utd, Liverpool, Chelsea, PSG, Bayern, Inter, Juventus, Ajax, Sporting dhe Real Madridi.

    Ndërkohë në xhiron e fundit do të mësohen edhe pesë ekipet tjera që do të arrijnë kualifikimin tutje.

    Dy ekipet e para të secilit grup kualifikohen tutje, ndërsa vendet e treta vahzdojnë garën në Ligën e Evropës.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark