×
  • Lajme
  • Lajme

    Këto komuna largojnë nga shitja të gjitha produktet me mbishkrimet ‘Kosovo i Metohija’

    Insajderi
    22 November 2018 - 09:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Komuna e Mitrovicës, ajo e Vushtrrisë, e Skenderajt dhe e Drenasit kanë zbatuar urgjentisht urdhëresën e Ministrisë së Tregtisë dhe të Industrisë së Republikës së Kosovës që të hiqen nga shitja të gjitha produktet të cilat përmbajnë mbishkrime përçmuese dhe fyese për Kosovën.

    Inspektorët e Komunës së Mitrovicës, të Vushtrrisë, të Skenderajt dhe të Drenasit kanë vepruar shpejt sipas urdhëresës së Ministrisë së Tregtisë dhe të Industrisë për largimin e të gjitha produkteve serbe që mbajnë mbishkrime përçmuese dhe fyese për qytetarët e Kosovës: “Kosovo i Metohija”, “Kosovo UNMIK” dhe “Kosovo Rez.1244”, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

    Komuna e Mitrovicës, ajo e Vushtrrisë, e Skenderajt dhe e Drenasit kanë zbatuar urgjentisht urdhëresën e Ministrisë së Tregtisë dhe të Industrisë së Republikës së Kosovës që të hiqen nga shitja të gjitha produktet të cilat përmbajnë mbishkrime përçmuese dhe fyese për Kosovën dhe për qytetarët e saj, siç janë: “Kosovo i Metohija”, “Kosovo UNMIK” dhe “Kosovo Rez.1244”.

    Komuna e Mitrovicës, duke u bazuar në urdhëresën e ministrit të Tregtisë dhe të Industrisë, Endrit Shala, ka marrë vendim që t’i ndalojë të gjitha produktet në treg të cilat nuk i referohen Kosovës si shtet. Inspektorët komunalë të Komunës së Mitrovicës kanë dalë në terren për t’i parë nga afër se a janë larguar të gjitha produktet që mbajnë këtë përmbajtje. Drejtori i Drejtorisë së Inspektoratit të Komunës së Mitrovicës, Hysni Ahmeti, tha se inspektorët kanë hasur në disa mallra që importohen në Kosovë me mbishkrimin “Kosovë/o dhe Metohi”, “Kosovë/o UNMIK” ose “Kosovo/a Rezoluta 1244”. “Menjëherë kemi dalë në terren për të parë nga afër se a janë larguar produktet të cilat kanë këto mbishkrime”.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark