×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Këto shenja tregojnë se ndoshta po tradhtohesh emocionalisht nga partneri/ja

    Insajderi
    24 February 2023 - 23:46

    Të jesh në një lidhje, është kaq romantike dhe argëtuese, por ka edhe shumë sfida. Njëra prej tyre është pikërisht tradhtia emocionale, e cila për shumë njerëz, është po aq e dhimbshme (ose edhe më tepër) se tradhtia fizike

    Ka disa shenja që e tregojnë se ndoshta po e përjeton në lidhjen tënde, por para se të t’i tregojmë, le ta marrim vesh njëherë e mirë se çfarë është tradhtia emocionale.

    Kur kemi të bëjmë me tradhti emocionale?

    Së pari, na lejo të të themi se çdo marrëdhënie ka rregulla të ndryshme, ndaj është shumë relative ajo çfarë shumë çifte cilësojnë si tradhti.

    Gjithsesi, në një nivel bazik, tradhtia emocionale nënkupton se personi që tradhton në mënyrë emocionale, i drejtohet dikujt tjetër për këshilla, ngushëllim, rrëfimin e ngjarjeve apo lajmeve të mira ose të këqija.

    Në raste të tilla, personi që tradhton emocionalisht, mund të gënjejë partnerin/e për natyrën e marrëdhënies, të fshijë mesazhet, të nënvlerësojë lidhjen, apo të zvogëlojë kohën që shpenzon me partnerin/en, citon Anabel.

    Tani, kalojmë te shenjat:

    ▪ Në mënyrë të vazhdueshme dhe të qëllimshme, partneri/ja mban sekret disa aspekte të jetës private
    ▪ Refuzon të tregojë se me kë komunikon virtualisht
    ▪ Papritur, ndryshon fjalëkalimet (të telefonit, laptopit, rrjeteve sociale)
    ▪ Nuk kërkon më mbështetje emocionale apo këshilla nga ti
    ▪ Ndihesh i/e vetmuar në marrëdhënien tënde dhe partneri/ja nuk ka dëshirë të forcojë lidhjen
    ▪ Partneri/ja është gjithmonë edhe më i/e largët, emocionalisht dhe fizikisht
    ▪ Nuk kërkon më vëmendje nga ti
    ▪ Papritur ka një shkëputje në takimet tuaja dhe nuk shpenzon më shumë kohë me ty
    ▪ I lë planet gjithnjë evazive dhe kalon direkt në mbrojtje kur ti ia vë në dukje
    ▪ Nuk vendos barriera me personin tjetër dhe ai/ajo i shkruan/telefonon edhe në orare të papërshtatshme
    ▪ Vë re se ai/ajo tenton të shtrembërojë realitetin

    Reklama

    Shënim: Jo domosdoshmërisht këto shenja tregojnë se po tradhtohesh emocionalisht. Gjithçka varet nga raporti që ti ke ndërtuar me partnerin/en dhe shenjat e mësipërme janë treguese, nëse rezonojnë me ty, por sërish, nuk përcaktojnë 100% të vërtetën.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    29 March 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark