×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Këto shkolla nesër mbajnë mësim, i dalin kundër SBASHK-ut

    Insajderi
    14 October 2022 - 12:30

    Dy shkolla në Prishtinë i kanë dalur kundër SBASHK-ut lidhur me zëvendësimin e orëve të humbura të grevës.

    Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” dhe “Faik Konica”, kanë lajmëruar se do respektojnë vendimin e MAShT-it dhe nga nesër do të fillojnë zëvendësimin e orëve të humbura.

    Në njoftimin e shkollës “Ismail Qemali thuhet se nesër do të mbahet mësim me orar të ditës së enjte.

    “Lajmërohen nxënësit dhe mësimdhënësit e SHFMU ‘Ismail Qemali’ Prishtinë, se të shtunën, me 15.10.2022 do të mbahet procesi mësimor me orar të ditës së enjte, në bazë të Vendimit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Nr. 013/453, për kompensimin e ditëve të pambajtura si pasojë e grevës së mësimdhënësve”, thuhet në njoftimin e publikuar nga shkolla “Ismail Qemali”, thuhet në njoftim.

    Kurse shkolla fillore “Faik Konica”, ka publikuar orarin e plotë për të gjitha të shtunat që do zëvendësohen.

    Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci kishte kërkuar zëvendësimin e orëve të humbura për shkak të grevës në arsim, mirëpo me vendimin e Nagavcit nuk ishte pajtuar Sindikata e Bashkuar e Arsimit.

    SBAShK-u ka kundërshtuar vendimin e ministres, Arbërie Nagavci, për ndryshime të kalendarit shkollor, duke thënë se mësimi nuk do të mbahet të shtunën e 15 tetorit, siç parashihet në vendimin e ri.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark