Kupa e Kosovës do të vazhdojë me tri ndeshje të tjera sot në kuadër të 16’ës së finalës.
Prishtina e Re do të përballet me Beharin, Suhareka 23 me Trepçën dhe Ulpiana do të ketë punë me Vjosën.
Të tria ndeshjet do të nisin në orën 12:00.
Deri tash, kualifikimin në të tetën e finales e kanë siguruar Ballkani, Drita, Prishtina, Gjilani, Dukagjini, Feronikeli, Llapi, Malisheva, Trepça ’89, Vëllaznimi, 2 Korriku e Rilindja.
Kujtojmë se, fituese aktuale e Kupës së Kosovës është FC Prishtina.