Lazio, Roma dhe Sevilla janë skuadrat e interesuara për të nënshkruar me sulmuesin e Liverpoolit Xherdan Shaqiri gjatë afatit kalimtar të verës.
Siq raportoi gazeta italiane “La Lazio Siamo Noi”, “Biancocelestët” kanë qenë të interesuar në blerjen e sulmuesit kosovar, tash e disa kohë.
Shaqiri ka kontratë me skuadrën e “The Reds” deri në vitin 2023, por mund të shitet në verë pasi ata kërkojnë të balancojnë situatën e tyre të komplikuar financiare që aktualisht po ndikon në klub.
Roma dhe Sevilla janë gjithashtu të interesuar të nënshkruajnë me Shaqirin dhe kështu do të jetë një betejë për nënshkrimin e 29-vjeçarit në fund të këtij sezoni.
Verën e kaluar “Reds” dëshironin 25 milionë euro për sulmuesin zviceran, por kjo kërkesë ka të ngjarë të jetë më e ulët tani.
Shaqiri deri më tani ka 13 paraqitje në Premier League gjatë këtij sezoni me skuadrën e Liverpool.