Klubi Futbollistik “Llapi” ka njoftuar se nënkryetari i klubit, Amrush Batatina dhe familja Batatina i kanë rregulluar varrezat e shtatë anëtarëve të familjes Sejdiu të cilët u vranë nga forcat serbe gjatë kohës së luftës.
Klubi i futbollit nga Podujeva në këtë mënyrë nuk i ka harruar të rënët për Lirinë e Kosovës.
Anëtarët e familjes Sejdiu e humbën jetën në luftën e fundit në Kosovë.
Postimi i Llapit në rrjetin social Facebook:
Edhe një financim për t’u vlerësuar lartë, i bërë nga Nënkryetari i klubit, Amrush Batatina dhe familja e tij “Batatina” pas 22 viteve, u rregulluan varrezat e 7 anëtarëve të familjes Sejdiu të cilët u vranë nga forcat serbe gjatë kohës së luftës.
Iniciativa e familjes Batatina është për t’u vlerësuar përshkak se ata nuk harruan viktimat dhe të rënët për lirinë e Kosovës. Kontributi i familjes Batatina në Podujevë është i veçantë dhe qytetarët e Llapit, janë mirënjohës dhe falenderues për kontributin dhe ngritjen e futbollit në Llap në nivelet më të larta sportive në vendin tonë.
Respekt për iniciativën e Nënkryetarit dhe kontributin shumë madhështor në rregullimin e varrezave të anëtarëve të familjes Sejdiu të cilët u flijuan për lirinë e Kosovës.