×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    KFOR’i- Listës Serbe në Zveçan: Ju na rrezikuat të hënën, nuk e harrojmë atë ditë

    Insajderi
    31 May 2023 - 16:00

    Përfaqësuesit e Listës Serbe të cilët janë prezent gjatë terë kohës në protestën që po mbahet nga e hëna në Zveçan, kanë negociuar me pjesëtarët e KFOR-it.

    Këta të fundit i thanë serbëve se ju kemi kërkuar të hënën që ta kontrolloni turmën e juaj dhe të respektoni, për hirë të komunikimit, por ju nuk na lejuat të ecnim lirshëm mua e as kolegët e mi.

    “Ju na keni rrezikuar, të hënën kur jam kthyer te automjeti im ka qenë i shkatërruar. Nuk mund ta harrojmë atë ditë sepse mund të përsëritet. Unë nuk mund të harrojë atë që keni bërë të hënën. Ata plumba që i keni gjuajtur me armë nuk i kanë as ushtarët e KFOR’it”, ka thënë përfaqësuesi i KFOR-it gjatë bisedës me ata të Listës Serbe.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark