×
  • Showbiz
  • Show

    Kiara debaton me Luizin: Po më mbytë, më jep hapësirë

    Insajderi
    21 January 2023 - 11:08

    Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë dy banorë më të komentuar të Big Brother VIP Albania.

    Luizi shprehu simpatinë që në fillim për Kiarën dhe ai nuk ka ndaluar se tentuari që ta bëjë për vete që atëherë.

    Por, disa herë dyshja kanë shpërthyer në debate me njëri-tjetrin dhe një i tillë ndodhi edhe mbrëmë (e premte).

    Ishte Kiara ajo që kërkoi nga Luizi që t’i qëndronte larg dhe t’i jepte hapësirën që ka nevojë ajo, por kjo nuk u prit mirë nga artisti.

    Gjatë diskutimit ishte Kiara që i tha se prania e tij ndonëse është kënaqësi për të, ajo kërkon që të jetë e përfshirë edhe me banorët e tjerë dhe të vazhdojë rrugëtimin e saj në BBVA pa qenë e lidhur me të.

    “Gjithë ditën kam patur ngarkesë emocionale, që nuk është shkaktuar nga ti por që ti ma shtynë më shumë, ti je njeriu më i afërt këtu për mua dhe nervat do t’i shkarkojë në ty, por ti si pranon e kthen kurrizin menjëherë, sot kam qenë shumë e ngarkuar, ka disa gjëra që i mbaj për vete, gjithë ditën nuk më lë hapësirë as të rri dy sekonda të bëjë muhabet me Efin as Ronaldon, unë e mirëkuptoj dëshirën që ke sepse edhe unë kam dëshirë të ndaj momente me ty, por është shumë, më mbytë, kur them kam nevojë për hapësirë, respektoje, kjo nuk do të thotë që nuk dua të rri me ty, por mos u fokuso vetëm këtu, më trembë kjo gjë, më duket se kështu do të jesh edhe jashtë”, i tha Kiara.

    Tutje, moderatorja tha se ka jetuar për një kohë të gjatë vetëm dhe të jetë vazhdimisht pranë tij ndihet si e ‘mbytur’.

    “Kjo është problem për karakterin tim, ti mendon vetëm për veten tënde dhe si të ndihesh mirë ti, ti të vjen mbi kokë dhe nuk të lë, po kthehet në një problem shumë të madh kjo gjë, të vlerësoj shumë për mënyrën se si më afrohesh dhe më rri afër, por ndalu ke disa gjëra që duhet t’i respektosh, jam njeri që kam jetuar shumë vite vetëm dhe atë moment me veten time e kam shumë të rëndësishëm, jo se ti më bezdisë por kur je gjatë gjithë kohës aty realisht kjo më mbytë, unë jashtë jam e ngarkuar me punë nga mëngjesi deri në darkë nuk kam shumë kohë, nuk jam sikur këtu, je shumë i nxituar, ule pak, nuk ta them për të keq, prania jote është kënaqësi për mua, por jo ta tejkalosh limitin”, u shpreh ajo.

    @i_post_what_i_want07 #kiaraluiz #GenshinImpact34 #luizkiara #bigbrothervipalbania #meluizinmeluanin🦁🦁🦁🦁🦁 #meluizin #fypシ゚viral #fyppppppppppppppppppppppp #luizejlliofficialfans #luizejlli #kiaratito ♬ suono originale – I post what i want

    Luizi e pranoi vendimin e saj duke u shprehur se do të provojë të qëndrojë larg saj dhe ta vazhdojë lojën e tij brenda shtëpisë së famshme duke provuar të mos i afrohet.

    Kujtojmë që Ejlli ditë më parë i bëri dhuratë romantike për ditëlindjen e saj duke performuar ‘live’ për të.

    Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat për dyshen në ditët në vazhdim nëse do të ketë mundësi të krijohet një lidhje mes tyre apo çdo gjë do të shuhet me kaq.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark