×
  • Showbiz
  • Show

    Kiara në gjumë, Luizi e puth dhe i thotë se do të bëjnë bashkë katër fëmijë

    Insajderi
    25 January 2023 - 21:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kiara dhe Luizi ishin çifti i radhës që duhej të përkujdeseshin për “Arbanën” e vogël në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

    E teksa kanë pasur mundësinë që të shijojnë së bashku intimitetin në një ambient privat, Luizi dhe Kiara duket se ia kanë kaluar shumë mirë pranë njëri-tjetrit.

    Madje në një moment, kamerat kanë kapur momentin kur Kiara është duke fjetur, ndërkohë që Luizi shkon dhe e puthë pa pushim.

    Në një video tjetër, dyshja teksa kujdesen për kukullën foshnjë diskutojnë mbi prindërimin, ku mes të tjerash këngëtari shkodran i thotë moderatores se do t’i bëjnë katër fëmijë.

    Kujtojmë që Luizi është i nominuar këtë javë, së bashku me Efin, Amarildon dhe Xhonatanin – ku njëri prej tyre do të lërë shtëpinë të premten.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark