×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kica-Xhelili: Paga nuk është vetëm aspekt material, është edhe dinjitet

    Insajderi
    01 February 2023 - 22:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka thënë se pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk duhet të lëvizën nga vendimet e qeverisë.

    Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, ajo e ka kritikuar Qeverinë Kurti që e ka anuluar vendimin përmes të cilit u ngritën pagat në sistemin e drejtësisë.

    “Paga nuk është vetëm aspekt material, është edhe dinjitet, është edhe matje e rrezikshmërisë së profesionit karshi asaj që shteti vlerëson se ti vlen parimisht. Tash çka ndodh me këtë koeficient është që gjyqtarëve dhe prokurorëve iu ulen pagat”.

    “Ne pamë momentin kur u anulua edhe vendimi i cili kishte ngritur pagat. Unë gjithmonë kam qenë e mendimit që vendimet e ekzekutivit nuk duhet t’i lëvizin pagat e sistemit të drejtësisë, qoftë për rritje apo zvogëlim”.

    Tutje, ajo e ka kritikuar Qeverinë Kurti edhe për kohën kur e ka anuluar një vendim të tillë.

    “Përderisa e ke lënë një vit e gjysmë në fuqi dhe planifikon të nivelizosh me ligjin për paga, nuk ke pse i prek pagat në sistem të drejtësisë për dy arsye: [1] Ke precedent të shumtë të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut e cila në vazhdimësi thekson se ekzekutivi duhet të ketë dorë minimale në pagat e sistemit të drejtësisë”.

    “[2] Edhe në Kosovë e ke ligjin për gjykatat, ku në përgjithësi adreson aspektin e mëditjeve dhe pagave të gjyqtarëve e që krijon edhe një far standardi që brenda mandatit nuk është mirë t’u lëvizen pagat gjyqtarëve”.

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark