×
  • Showbiz
  • Show

    Kida merr vëmendjen me format trupore nga pushimet

    Insajderi
    23 June 2022 - 12:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Këngëtarja e njohur shqiptare, Orhidea Latifi – Kida, është mjaft aktive dhe ndan me fansat imazhe e video të ndryshme.

    Bukuroshja, e ndjekur nga mbi dy milionë njerëz në Instagram, së fundmi është duke shijuar pushimet në një nga bregdetet shqiptare.

    Me këtë rast, ajo nuk ka munguar me fotografi provokuese ku ka vënë në pah linjat trupore me bikini.

    Në disa poza para pasqyrës, krijuesja e hitit “Mo jo” shfaqet në formë të mahnitshme në bikinit me ngjyrë të zezë.

    Ajo kujdeset mjaft shumë për linjat trupore dhe madje është shumë e rregullt me palestër.

    Kida (Foto: Screenshot/Instagram)

    E njëjta nga ana tjetër javë më parë solli projektin e ri “Luje belin” në bashkëpunim me Dafina Zeqirin.

    Kjo këngë për vetëm një periudhë të shkurtër mblodhi afro gjashtë milionë klikime në YouTube.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark