Prej disa vitesh, familja Kardashian ka qenë referencë e standardeve të bukurisë dhe kirurgjisë plastike. Por duket se tani po ndodh një ndryshim kulturor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gratë amerikane, të cilat dikur ishin të magjepsura pas ndërhyrjeve të tepruara dhe modifikimeve të trupit, tani po kërkojnë një pamje më natyrale dhe të shëndetshme.
Sipas kirurgëve plastikë, vitin e ardhshëm, 2025, mund të shohim një “vit deflacioni të madh” në industrinë e kirurgjisë plastike, për shkak të kësaj tendence të re.
Ky fenomen, i quajtur “De-kardashianifikimi i Amerikës”, përshkruan një largim nga tendencat që dikur udhëhoqën të famshmet si Kim Kardashian, ku ndërhyrjet e tepruara, si ato për të pasmet e fryra dhe mbushësit në fytyrë, ishin në qendër të vëmendjes.