×
Show

Kim zbulon 20 fakte rreth vetes që nuk i dini

Insajderi
04 February 2017 - 21:34
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Jeta e saj është si një libër i hapur për fansat për shkak të reality show “Keeping Up With the Kardashians”, por ditën e premte, Kim Kardashian ka zbuluar 20 fakte rreth vetes së saj që as fansat më të çmendur nuk i dinë.

36-vjeçarja ka postuar një listë në uebsajtin në të cilat ka treguar sekretet e jetës së saj.

1. Kourtney dhe unë ishim në njëjtën klasë për spanjisht në shkollën e mesme. Unë isha shumë e zgjuar saqë kalova në vitin tjetër. Ajo duhet të ripërsëriste edhe një vit spanjisht. Ishte viti më i bukur pasi ishim bashkë.

2. Unë përplas duart çdo mëngjes.

3. Kam patur një nishan të errët në ballë, të cilin e kam hequr 3 herë dhe tashmë lëkura ka marrë një ngjyrë dhe të gjithë mendojnë se është puçër.

4. Unë kam një këllëf në pjesën e brendshme të dhëmbit që askush nuk mund ta shohë.

5. Kam 6 piersing, 1 në kërthizë, 1 në veshin e djathtë dhe 4 në veshin e majtë.

6. Kam një pikë në kokërdhokun e syrit.

7. E urrej bishtin e filxhanit të Starbucks. E lë në dhomë që dikush ta heqë për mua sepse urrej zhurmën. Është si zhurma e thonjëve tek dërrasa e zezë.

8. Urrej majdanozin, mustardën, specat djathin blu dhe kadife të kuqe.

9. Unë fle me sytë gjysmë të hapur dhe kjo i frikëson shumë njerëzit.

10. Marrë një batanije dhe një jastëk me vete sa herë që udhëtoj. Më duhen për në aeroplan.

11. Marrë gjithmonë me vete një limë dhe prerëse thonjsh.

12. Unë e di alfabetin me shenjën e trupit dhe kopjoja në provime me shokët e klasës.

13. Unë jam hedhur nga aeroplani me parashutë kur isha 20-vjeçe dhe tashmë kam frikë nga lartësitë.

14. Unë bëj shumë humor, por vetëm me persona të afërm.

15. Më pëlqejnë dhomat me temperatura të larta, por urrej ajrin e kondicionuar. E dija që unë dhe Kanye kishim lindur për njëri-tjetrin kur fjetëm me ngrohësen ndezur.

16. Luaja shpesh tenis dhe kam shkuar në kampin e tenisit ne Ojai me Allison.

17. Për pak më përjashtuan nga kampi i tenisit sepse putha një djalë. Babai erdhi dhe më bërtiti.

18. Udhëtova me makinën time për të vizituar Kourtney në kolegj dhe i dhashë makinën time. I ndërruam. Unë kisha një makinë të vogël të bardhë të cilën ajo e pëlqente dhe ajo kishte një makinë të madhe të zezë që unë e doja shumë.

19. Nuk kam patur asnjëherë frikë nga bletët dhe gjithmonë kam patur dëshirë të luaj me to dhe asnjëherë nuk më kanë pickuar.

20. Nuk kam pirë kurrë kafe të ftohtë nga Starbucks ose Coffee Bean.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark