Kina ka shpalosur një plan ambicioz i cili parasheh që 50 milionë njerëz të luajnë futboll deri në fund të kësaj dekade dhe të bëhet një nga fuqitë udhëheqëse globale në këtë sport, deri në vitin 2050.
Asociacioni kinez i Futbollit ka lëshuar dje një dokument të gjatë, duke dhënë hollësi për këtë iniciativë, e cila synon programet për të rinjë, me qëllim të angazhimit në këtë sport të më shumë se 30 milionë nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme, pastaj të 10 mijë trajnerëve, dhe shtim të numrit të akademive të specializuara të futbollit, në 20 mijë.
Ky plan, që parasheh tri faza të zbatimit, synimet afat-shkurta parashihet t’i arrijë në vitin 2020, ato afat-mesme në 2030, ndërsa qëllimin përfundimtar, i të qenit ‘vend lider në futboll’, ta arrijë në vitin 2050.
Kina aktualisht renditet në vendin e 81-të në listën e FIFA-s, ndërsa ekipi kinez i meshkujve në futboll ka gjasa të vogla për t’u kualifikuar në Kampionatin Botëror të Futbollit, që pritet të mbahet në Rusi, në vitin 2018./rel