×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Kina i reagon Avdullah Hotit pas vizitës në Tajvan

    Insajderi
    20 March 2023 - 11:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Avdullah Hoti morri pjesë në hapje të Forumit për Transparencë dhe Monitorim Parlamentar në Tajvan, por një gjë e tillë ka zgjuar indinjatën e Ambasadës së Republikës Popullore të Kinës në Beograd, shkruan Insajderi.

    Në një deklaratë për media, të transmetuar nga mediat serbe, ambasada kineze e akuzon Avdullah Hoti “për mbështetje të hapur të forcave separatiste” në atë që ata vazhdojnë ta quajnë “rajoni kinez” i Tajvanit.

    Hoti në Tajvan ka folur kryesisht për arritjet e Kosovës, që nga vitet e 90-ta e deri më sot si një demokraci e re dhe e konsoliduar.

    “Ky veprim cenon rëndë sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial të Kinës dhe ndërhyn rëndë në punët e brendshme të Kinës, gjë që pala kineze e kundërshton me vendosmëri. Tajvani është pjesë e pandashme e territorit kinez dhe çështja e Tajvanit është thjesht një çështje e brendshme e Kinës dhe asnjë forcë e jashtme nuk mund të ndërhyjë në të”, thuhet në reagimi e ambasadës kineze ndaj vizitës së Hotit./Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark