×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kishte marrë gati 6 mijë euro ryshfet për dhënie granti në MKRS – Gjykata e dënon këngëtarin Leotrim Gashi me 10 mijë euro

    Insajderi
    03 October 2022 - 12:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Leotrim Gashi, ish-asistenti ekzekutiv në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), është dënuar me 10 mijë euro gjobë për ushtrim ndikimi.

    Sipas aktakuzës së precizuar, Gashi akuzohej se në vazhdimësi nga 12 dhjetori 2021 e deri më 11 janar 2022, ka kërkuar para nga dëshmitarja/e dëmtuara G.T, me arsyetimin se ai është në gjendje të ushtrojë ndikim mbi vendimmarrjen e personave zyrtarë-komisionit për dhënie të granteve në MKRS.

    Aktgjykimi ndaj të akuzuarit Gashi u shpall të hënën nga gjykatësi Agim Kuçi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Fillimisht i akuzuari Gashi u dënua me 6 muaj burgim dhe 3 mijë euro gjobë, mirëpo me pëlqimin e të akuzuarit dënimi me burgim iu zëvendësua me dënim me gjobë në shumën prej 7 mijë euro.

    Ndaj të njëjtit u shqiptua dënim unik me gjobë në vlerë prej 10 mijë euro.

    Sipas aktgjykimit, në dënimin e shqiptuar, të akuzuarit Gashi do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga 11 janari deri më 12 prill 2022.

    Gjithashtu, të akuzuarit i është shqiptuar edhe dënim plotësues: ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik në kohëzgjatje prej dy viteve.

    I akuzuari Gashi është obliguar që të paguajë edhe shpenzimet procedurale dhe atë shumën prej 50 euro në emër të paushallit gjyqësor dhe 50 euro në emër të fondit për kompensimin e viktimave të krimit.

    Pala e dëmtuar për realizimin e kërkesës pasurore-juridike është udhëzuar në kontest të rregullt civil.

    Sipas gjykatësit Kuçi, pala e pakënaqur ndaj këtij vendimi ka të drejtë ankese në afat prej 15 ditësh nga dita e marrjes së kopjes së aktgjykimit.

    Në seancën e mbajtur më 29 shtator 2022, prokurori Zeqa ka bërë precizimin e aktakuzës, me çka tani i akuzuari Gashi ngarkohet për “Ushtrim ndikimi”, nga neni 424, par 1 i KPRK-së.

    Ndryshe, Gjykata Themelore e Prishtinës Gashin e kishte dënuar me 2 vit burgim dhe 3 mijë euro gjobë për veprën penale “Marrje ryshfeti”, mirëpo më 29 korrik 2022, Gjykata e Apelit këtë aktgjykim e ka anuluar dhe çështja është kthyer në rigjykim, për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës penale.

    Sipas aktakuzës së përpiluar më 28 mars 2022 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Leotrim Gashi thuhet se ka kryer veprën penale “Marrje ryshfeti”, nga 421, par.1 të KPRKS-së.

    Në aktakuzë thuhet se i akuzuari Gashi në cilësinë e asistentit ekzekutiv në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përkatësisht në Departamentin e Rinisë, duke e shfrytëzuar pozitën e tij zyrtare, në vazhdimësi nga 12 dhjetor 2021 e deri më 11 janar 2022, ka kërkuar ryshfet nga dëshmitarja – e dëmtuara G.T.

    Siç thuhet në aktakuzë, më 11 janar 2022, në Sheshin “Nënë Tereza”, në Prishtinë, respektivisht ditën kur është kapur në flagrancë dhe është arrestuar, në mënyrë të drejtpërdrejtë ka pranuar ryshfet në shumën prej 5 mijë e 850 euro nga e dëmtuara G.T.

    Sipas prokurorisë, pasi që e dëmtuara kishte aplikuar dhe ishte përfituese e grantit në vlerë prej 12 mijë e 500 euro, sipas thirrjes nga MKRS për subvencionim me mjete financiare për biznese që do të krijoheshin “start –up me spin-off” dhe biznese fillestare “start up”, si dhe shoqja e saj E.A ishte përfituese e grantit prej 7 mijë e 44 euro, i akuzuari në mënyrë të vazhdueshme, nga e dëmtuara dhe shoqja e saj, nga grantet, përkatësisht kishte kërkuar shumën prej 5 mijë e 850 euro, ku të njëjtën shumë e kishte marrë nga e dëmtuara në formë të ryshfetit në kohën dhe vendin e lartcekur. /BetimipërDrejtësi

    Mori gati 6 mijë euro ryshfet për dhënie granti, ish-zyrtari i MKRS-së dënohet me 10 mijë euro gjobë

    Leotrim Gashi, ish-asistenti ekzekutiv në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), është dënuar me 10 mijë euro gjobë për ushtrim ndikimi.

    Sipas aktakuzës së precizuar, Gashi akuzohej se në vazhdimësi nga 12 dhjetori 2021 e deri më 11 janar 2022, ka kërkuar para nga dëshmitarja/e dëmtuara G.T, me arsyetimin se ai është në gjendje të ushtrojë ndikim mbi vendimmarrjen e personave zyrtarë-komisionit për dhënie të granteve në MKRS.

    Aktgjykimi ndaj të akuzuarit Gashi u shpall të hënën nga gjykatësi Agim Kuçi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Fillimisht i akuzuari Gashi u dënua me 6 muaj burgim dhe 3 mijë euro gjobë, mirëpo me pëlqimin e të akuzuarit dënimi me burgim iu zëvendësua me dënim me gjobë në shumën prej 7 mijë euro.

    Ndaj të njëjtit u shqiptua dënim unik me gjobë në vlerë prej 10 mijë euro.

    Sipas aktgjykimit, në dënimin e shqiptuar, të akuzuarit Gashi do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga 11 janari deri më 12 prill 2022.

    Gjithashtu, të akuzuarit i është shqiptuar edhe dënim plotësues: ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik në kohëzgjatje prej dy viteve.

    I akuzuari Gashi është obliguar që të paguajë edhe shpenzimet procedurale dhe atë shumën prej 50 euro në emër të paushallit gjyqësor dhe 50 euro në emër të fondit për kompensimin e viktimave të krimit.

    Pala e dëmtuar për realizimin e kërkesës pasurore-juridike është udhëzuar në kontest të rregullt civil.

    Sipas gjykatësit Kuçi, pala e pakënaqur ndaj këtij vendimi ka të drejtë ankese në afat prej 15 ditësh nga dita e marrjes së kopjes së aktgjykimit.

    Në seancën e mbajtur më 29 shtator 2022, prokurori Zeqa ka bërë precizimin e aktakuzës, me çka tani i akuzuari Gashi ngarkohet për “Ushtrim ndikimi”, nga neni 424, par 1 i KPRK-së.

    Ndryshe, Gjykata Themelore e Prishtinës Gashin e kishte dënuar me 2 vit burgim dhe 3 mijë euro gjobë për veprën penale “Marrje ryshfeti”, mirëpo më 29 korrik 2022, Gjykata e Apelit këtë aktgjykim e ka anuluar dhe çështja është kthyer në rigjykim, për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës penale.

    Sipas aktakuzës së përpiluar më 28 mars 2022 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Leotrim Gashi thuhet se ka kryer veprën penale “Marrje ryshfeti”, nga 421, par.1 të KPRKS-së.

    Në aktakuzë thuhet se i akuzuari Gashi në cilësinë e asistentit ekzekutiv në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përkatësisht në Departamentin e Rinisë, duke e shfrytëzuar pozitën e tij zyrtare, në vazhdimësi nga 12 dhjetor 2021 e deri më 11 janar 2022, ka kërkuar ryshfet nga dëshmitarja – e dëmtuara G.T.

    Siç thuhet në aktakuzë, më 11 janar 2022, në Sheshin “Nënë Tereza”, në Prishtinë, respektivisht ditën kur është kapur në flagrancë dhe është arrestuar, në mënyrë të drejtpërdrejtë ka pranuar ryshfet në shumën prej 5 mijë e 850 euro nga e dëmtuara G.T.

    Sipas prokurorisë, pasi që e dëmtuara kishte aplikuar dhe ishte përfituese e grantit në vlerë prej 12 mijë e 500 euro, sipas thirrjes nga MKRS për subvencionim me mjete financiare për biznese që do të krijoheshin “start –up me spin-off” dhe biznese fillestare “start up”, si dhe shoqja e saj E.A ishte përfituese e grantit prej 7 mijë e 44 euro, i akuzuari në mënyrë të vazhdueshme, nga e dëmtuara dhe shoqja e saj, nga grantet, përkatësisht kishte kërkuar shumën prej 5 mijë e 850 euro, ku të njëjtën shumë e kishte marrë nga e dëmtuara në formë të ryshfetit në kohën dhe vendin e lartcekur.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark