Sot në orët e para të mëngjesit është plagosur Princ Valentino Corleone. Gazeta Insajderi mëson brenda burimeve të sigurta se 22 vjeçarja që shtiu me armë zjarri në drejtim të tij ishte Anita Syla. Sipas këtyre burimeve, ajo ka qenë duke bashkëjetuar me Vali Corleone tash e një kohë.
Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, të cilët janë duke e trajtuar si ‘Vrasje në Tentativë’.
Sipas policisë, në vendin e ngjarjes është gjetur një armë dhe 40 copë fishekë.
Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që të ngritët Kallëzim Penal për ,,Vrasje në tentativë’’ dhe e dyshuara të ndalet në mbajtje për 48 orë.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Drejtoria Rajonale Gjilan, Stacioni Policor Gjilan në orët e hershme të mëngjesit nga Qendra Emergjente Rajonale Gjilan është informuar se aty ishte sjellur një person i lënduar si pasoj e gjuajtjes me armë zjarri.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante. Sipas raportit të mjekut viktima P.C. (1983) Shqiptar, shtetas i Kosovës është jashtë rrezikut për jetë.
Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes mësohet se e dyshuar në lidhje me rastin është një femër Shqiptare shtetase e Kosovës viti i lindjes (2000), e cila dyshohet se ka shkrepur nga arma.
Për momentin nuk dihen motivet e incidentit.
Një armë Pistoletë dhe dyzet (40) copë fishekë të të njëjtës armë janë konfiskuar në vendin e ngjarjes si prova materiale për Gjykatë.
Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që të ngritët Kallëzim Penal për ,,Vrasje në tentativë’’ dhe e dyshuara të ndalet në mbajtje për 48 orë , gjersa Policia e Kosovës, Njësiti i Hetimeve Rajonale Gjilan janë duke i hetuar rrethanat e incidentit.