×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    ​Kjo është agjenda shtetërore për shënimin e 28 Nëntorit

    Insajderi
    28 November 2022 - 08:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Qeveria e Kosovës ka publikuar agjendën shtetërore për organizimin e 28 Nëntorit, 110-vjetorit të Ditës së Flamurit Kombëtar.

    Qeveria kohë më parë kishte krijuar një komision të udhëhequr nga ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku lidhur me koordinimin dhe këtë agjendë shtetërore.

    Aktivitetet e Qeverisë së Kosovës me rastin e Ditës së Flamurit:

    Homazhe te busti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti- Skënderbeu. (Ora 09:00)

    Homazhe te varrezat e familjes Jashari. (Prekaz, ora 10:00)

    Homazhe te Kulla e Isë Boletinit. (Mitrovicë, ora 11:00)

    Vizitë Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. (Ora 11:00)

    Drilli ushtarak i Togut Ceremonial të FSK-së sheshet “Zahir Pajaziti”, “Nënë Tereza”, “Skënderbeu” Prishtinë, ora 12:00-14:00)

    Ceremoni dhe performancë për rivitalizimin praktik të folklorit muzikor në Kosovë – Ansambli “Shota”. (Muzeu Kombëtar i Kosovës, ora 17:00)

    Pritje e kryeministrit Albin Kurti. (Mensa “Ramiz Sadiku”, Prishtinë, ora 19:00)

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark