×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Kjo është ana e errët e “Playboy”

    Insajderi
    21 January 2022 - 13:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Secrets of Playboy” është seriali që do të shfaqet premierë në A&E më 24 janar, i cili pritet të zbulojë anën jo aq të këndshme të “Playboy”.

    Aty thuhet se “Playboy” u kthye në një burim përdorimi droge dhe abuzimin seksual.

    Seriali shfaq anën e errët të “Playboy” nëpërmjet intervistave ekskluzive me persona të brendshëm, duke përfshirë ish të dashurat e Hugh Hefner, Holly Madison dhe Sondra Theodore, si dhe PJ Masten.

    Theodore, tani 65 vjeçe, tregon sesi kishte bërë seks në grup për pesë ditë në javë.

    Gjithashtu, ai mezi priste të përjavshmen ‘Pig Nights’, kur merrte disa prostituta për të kryer marrëdhënie me miqtë e tij. Anëtarët VIP të klubeve të natës Playboy mund të bënin si të donin, duke përfshirë prezantuesin e njohur të Soul Train, Don Cornelius, i cili dyshohet se mbajti peng dy modele të Playboy dhe përdhunoi njërën prej tyre, sipas dokumentacionit.

    Rikujtojmë se Hugh Hefner u nda nga jeta në moshën 91-vjeçare në vitin 2017. Hefner lindi më 9 prill 1926 në Chicago dhe u shndërrua në një milioner pasi themeloi revistën e burrave më me influencë në vitin 1953.

    Në jetën e tij, themeluesi i “Playboy”-t, preferonte të rrethohej nga një harem femrash të reja, në vilën e tij të famshme “Playboy Mansion”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark