×
  • Lajme
  • Sport
  • Insajderi

    Kjo është arsyeja pse njerëzit i rrinë afër Agim Ademit sipas Salihut

    Insajderi
    27 March 2022 - 19:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu ka treguar shkakun se njerëzit brenda këtij institucioni i qëndrojnë afër.

    Salihu i ftuar në InDoks të Gazetës Insajderi thotë se vetëm ata që kanë interes prej tij po i qëndrojnë afër.

    Shton se Agim Ademin se i ka kaluar gjitha limitet, nuk është më figurë unifikuese.

    “Po e flas tash shumë haptazi për arsye se veç janë harxhu të gjitha ato parametrat që do të mund ti kemi një raport ndryshe me të. Unë mendoj që nuk ka person i cili e ka mbrojtë aty ku është dashur si institucioni i kryetarit si unë. Raporti im me kryetarin Ademi ka qenë tërësisht i pastër kurrfarë interesi nuk kam pasur, përkundrazi mendoj që ai më ka borxh për shumë arsyeje që ai e dinë, por me të vërtetë mendoj që janë tejklau të gjitha normat etike, morale, shoqërore por edhe sportive dhe se z.Agim Ademi më është dashur që të largohet nga ky institucion dhe të ruaj atë punë që e ka bërë deri më tash, mirë ose keq atë e vlerësojnë të tjerët, prandaj nuk do të hyjë më tutje por mendoj që kjo figurë më nuk është unifikuese, të gjitha ata persona që po i sillen rreth është vetëm, me dy thonjëza po e them vetën raport interesi asnjë raport tjetër njerëzor nuk ka aty”, ka thënë Salihu për InDoks.

    Ndërkohë kritika të ashpra ndaj kreut aktual të FFK-së ka pasur edhe Arianit Ahmeti.

    Ahmeti në InDoks u shpreh se edhe me ndarjen e mjeteve, Ademi ka bërë shkelje drastike. Trengon shembuj konkret. 

     “Sa i përket ndarjes së mjeteve, janë bërë shkelje drastike. Mjetet të cilat janë të destinuara për klube të Super Ligës, për Akademi të Supër Ligës, aty janë manipulu me shkolla të futbollit për shkak të votave, gjithmonë janë dhënë në periudha të caktume kur ka pasur kuvende sikur regjionale poashtu të Federatës dmth gjithmonë janë shfrtytëzu për këto punë gjithmonë rreth këtij personi dhe ligës së tij për mbrojtjen.  Po biznes në momentin kur i keq menaxhon se përpara nuk ka pasur asnjë aferë nëse ju kujtohet, nuk ka pasur kësi natyre, kësi probleme, ka qenë çdo gjë transparente, ka qenë çdo gjë e barabartë për të gjitha klubet dhe nuk kanë pasur telashe por si duket problemet e tij personale ky i ka kthy në asete të Federatës, më shumë të mbrojtjes së tij si duket këtu ka fillu ajo devijimi i rrugës së drejt”, ka thënë Ahmeti. 

    Dokumentari i plotë: InDoks | ‘Huligani’ që zaptoi Federatën e Futbollit

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark