Klubi Blaugran pati mundësi të artë që të kapte kreun e tabelës me një fitore eventuale, mirëpo u mposht nga Granada me rezultatin 1-2.
Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, u përjashtua nga gjyqtari i ndeshjes pasi holandezi i tha diçka gjyqtarit të katërt.
Sipas raportit të gjyqtarit, Holandezi besohet të ketë thënë “çfarë karakteri” dhe kështu ai u dërgua jashtë pasi shprehu mendimin e tij me zë të lartë.
Ndeshja e ardhshme për Barcelonën do të jetë ndaj Valencias më 2 maj dhe aty nuk do të jetë i pranishëm Koeman. /Insporti.com/