Ballkani ka pësuar humbje sot në “Fadil Vokrri” ndaj Slavia Prague.
Kampioni në fuqi i Kosovës u mposht me rezultat minimal 0-1.
Lingr ishte realizatori i vetëm i këtij dueli.
Lingr u gjet më së miri në zonën e skuadrës kosovare për të shfrytëzuar harkimin e Jurasek në minutën e 75’të të duelit.
Pas ndeshjes për “Art Sport” foli trajneri Ilir Daja.
“Ekipi i Slavia Pragues është një ekip shumë i fortë, paraqitja ishte e mirë e djemve, kemi disa dëmtime. Merita ju shkon djemve për paraqitjet e bukura, përballë kishim një ekip të mirë, orari është i ngjeshur nuk është e lehtë. Diferenca në vlerë të skuadrave është e lartë, por sakrifica e tyre bëri që këta djem të përballojnë këto duele”, tha Daja. /GazetaBlic Sport/