Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku, ka thënë se fitorja ndaj Ferizajt të shtunën, mund të jetë pikë kthese për pjesën tjetër të kampionatit.
Dukagjini është në pozitë të vështirë në tabelë, ndërsa fitoren e parë e shënoi në xhiron e nëntë të Superligës.
“E kishim pritur gjatë fitoren dhe ua uroj të gjithëve. E nisëm ndeshjen jo mirë, por kishim dy raste të qind për qindta. Pranuam një gol, e kthyem rezultatin që në pjesën e parë. Pjesa e dytë gjithçka foli në anën tonë. Kishim edhe raste të tjera përveç golave që shënuam. Djemtë do të jenë më të qetë në vazhdimësi. Fitorja do të na jap moral më shumë. Kjo mendoj se do të jetë pikë kthese dhe të bëjmë gjëra të mira në vazhdim”, është shprehur Dallku pas ndeshjes.
Nga ana tjetër, trajneri i Ferizajt, Arbnor Morina, theksoi se te Ferizaj nuk funksionoi asgjë në duelin e së shtunës.