×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kjo është gjendja aktuale në veri të Mitrovicës- Insajderi sjell pamje

    Insajderi
    26 May 2023 - 17:47

    Gjendja aktuale në Mitrovicën Veriore është e qetë pas tensioneve që filluan mesditën e sotme.

    Gazeta Insajderi ka siguruar pamje nga situata atje dhe siç shihet është vetëm një patrullë e Policisë së Kosovës dhe Karabinerët të cilët janë të pranishëm çdo herë.

    Ndryshe, qytetarët serbë janë mbledhur sot për të kundërshtuar hyrjen në Komunë të kryetarit të ri të zgjedhur në prill.

    Policia e Kosovës hyri në objektet komunale të Zveçanit dhe të Zubin Potokut, përkundër rezistencës së një grupi qytetarësh.

    Policia njoftoi se po asistonte kryetarët e rinj të komunave veriore: Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, për të hyrë në objektet zyrtare të komunave përkatëse. 

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark