Gjendja e Rinor Grajqevcit para pak minutash në Prishtinë është e mirë dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Lideri i tifo grupit “Plisat” para pak minutash u plagos në qendër të Prishtinës.
Lajmin për Gazetën Express e kanë konfirmuar nga QKUK-ja, ku thonë se personi është plagosur kryesisht në shpinë.
“Gjendja është stabile dhe është jashtë rrezikut për jetë. Ai u plagos kryesisht në shpinë”, thonë nga QKUK-ja.
Lajmin për plagosjen e një personi, e ka konfirmuar për Express zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Sot rreth orës 21:00 kemi marrë informacionin për një plagosje me armë zjarri në rrugën “UÇK”në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.
Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend është plagosur 1 person. I njëti është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht ekipet policore janë duke punuar në identifikimin dhe lokalizimin e vendndodhjes së personave të dyshuar”, tha Borovci.