×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kjo është gjendja e të lënduarve në aksidentin në rrugën e Arbrit

    Insajderi
    04 January 2023 - 22:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Tre persona humbën jetën dhe katër të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë automobilistik të ndodhur mbrëmjen e sotme në në aksin rrugor Fushë Bulqizë- Shupenzë, në vendin e quajtur “Ura e Gjoricës”.

    ABC mëson se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

    Mërgim dhe Edison Lazri janë nisur për trajtim më të specializuar drejt spitalit të Traumës, pasi kanë fraktura të shumta.

    Në spitalin Rajonal të Peshkopisë po trajtohen Kadrie Markeçi dhe Firuze Istrefi 56 vjeçe kunata e viktimave e cila udhëtonte me mjetin Mercedez 240.

    Viktimat janë Kujtim dhe Lulzime Istrefi bashkëshortë dhe Murat Istrefi i vëllai.

    Si ndodhi aksidenti 

    Dyshohet se mjeti tip “Mercedes Benz 240” ku udhëtonin Kujtim dhe Murat Istrefi me dy bashkëshortet Lulzime dhe Firuze Istrefi, ka dalë nga një rrugë dytësore duke dalë nga fshati Gjoricë ku kishin qenë për vizitë dhe në momentin që kanë dalë në rrugën nacionale i kanë prerë rrugën mjetit tip “Mercedez” me targa angleze.

    Si pasojë e shpejtësisë përplasja ka qenë shumë e fuqishme dhe mjeti ku udhëtonin viktimat është ndarë në 2 pjesë.

    Si pasojë e përplasjes së dy mjeteve, kanë humbur jetën 3 persona dhe kanë mbetur të plagosur 4 të tjerë.  Dy prej viktimave janë identifikuar si Kujtim dhe Murat Istrefi vëllezër, nga Maqellara ndërsa e shoqja e njërit prej viktimave Lulzime Istrefi ka humbur jetën rrugës për në spital.

    Tre nga të plagosurit Mërgim Lazri 25 vjeç, Edison Lazri 20 vjeç, Kadrie Markeçi, ishin në mjetin tip Mercedes me targa angleze, ndërsa Firuze Istrefi 56 vjeç është bashkëshortja e një prej viktimave që ishte në mjetin tjetër.

    Policia po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark