×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kjo është gruaja më e votuar në Ferizaj

    Insajderi
    19 October 2021 - 22:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kandidatja për asamble komunale nga PDK, Flora Islami ka arritur të siguroi mbi 1 mijë vota, duku u bërë gruaja më e votuar në komunën e Ferizajt.

    Islami me besimin e fituar nga qytetarët ka arritur të radhitet në listë e pesë personave më të votuar të PDK-së, në Ferizaj. Ajo ka fituar 1, 001 vota në zgjedhjet e 17 tetorit.

    Pas fitores Islami përmes një postimi në Facebook, ka falënderuar ferizajasit për besim dhe kurajon e dhënë si përfaqësue në Kuvendin e Komunës.

    Tujtje, Islami ka shtuar se na presin punë të mbara për gjithë Ferizajn, shkruan Insajderi.

    “Ferizajas, Jam tejet e nderuar të marr kaq shumë mbështetje nga ju, kaq shumë besim për përfaqësimin e zërit tuaj, si asnjë grua më parë në garën e Kuvendit të Komunës së Ferizajt. Faleminderit përzemërsisht, për besimin e kurajon që më dhatë si dhe përgjegjësinë fisnike të jem përfaqësuesja juaj në Kuvendin e Komunës së Ferizajt. Me kryetarin Agim Aliu, na presin punë të mbara për gjithë Ferizajn e ferizajasit!”, ka shkruar Islami.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark