×
Insajderi

Kjo është pesëshja më e votuar në Vetëvendosje

Insajderi
04 March 2021 - 12:16

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Lëvizja Vetëvendosje ka dal fituese me 438 mijë e 334 vota, apo 49.95%. Partia e dytë më e votuar doli të jetë Partia Demokratike e Kosovës me 148 mijë e 296 vota dhe e treta ka përfunduar Lidhja Demokratike e Kosovës me 110 mijë 978 vota.

Por kush është pesëshja më e votuar në këtë parti?

Më e votuar në listën e VV’së, është Vjosa Osmani me 300 mijë e 788 vota, e pasuar nga Glauk Klonjufca me 200 mijë e 641 vota, ndërsa i treti me më së shumti vota është Arben Vitia me gjithsej 107 mijë e 813 vota.

Në ndërkohë top pesëshen e përmbyll, Donika Gërvalla me 71 mijë e 720 vota dhe Vasfije Krasniqii me 60 mijë e 885.

Jashtë pesëshes më të votuar të VV’së, ka mbetur Mimoza Kusari-Lila. Ajo ka rritur të marr vetëm 53 mijë e 563 vota. /Insajderi.org

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark