×
  • Lajme
  • Aktuale

    Kjo është Rezoluta e AAK-së, sot paraqitet para deputetëve në Kuvend

    Insajderi
    07 October 2022 - 09:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës do të paraqes Rezolutë për ndaljen e presionit dhe cenimit të të drejtave të punëtorëve në Administratën shtetërore.

    Kështu ka bërë të ditur Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

    “Ndalja e presionit dhe cenimi i të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore dhe ndërhyrjeve në kompetencat dhe autonominë e komunave. Ekzekutimi i pagave, nisja e dialogut me partnerët social në gjetjen e zgjidhjes për kërkesat e punëtorëve, përmes shtesave dhe Ligjit për Pagat”, ka bërë të ditur Tahiri.

    Njoftimi i plotë:

    Kjo është Rezoluta që do të propozohet sot për votim nga grupi ynë parlamentar:

    “Ndalja e presionit dhe cenimi i të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore dhe ndërhyrjeve në kompetencat dhe autonominë e komunave. Ekzekutimi i pagave, nisja e dialogut me partnerët social në gjetjen e zgjidhjes për kërkesat e punëtorëve, përmes shtesave dhe Ligjit për Pagat”. Grupi Parlamentar i AAK-së kërkon që të ndalet diskriminimi i mësimdhënësëve dhe malltretimi i fëmijëve e prindërve. Krizat dhe jostabiliteti nuk i duhet askujt! Sot, të dalin pagat dhe të vazhdojë normaliteti në vend. Bashkangjitur është Draft Rezoluta dhe kërkesa jonë për Interpelancë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark