×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Kjo është vajza e Trumpit, në dasmën e së cilës është i ftuar Pacolli (FOTO)

    Insajderi
    11 November 2022 - 15:47

    Tiffany Trump, vajza e ish-presidentit të SHBA-së Donald Trump do të martohet më 12 nëntor me Michael Boulos. Kështu deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli, është i ftuar të marrë pjesë në dasmën e Tiffany Trumpit

    Mediat amerikane shkruajnë prej muajsh për këtë dasmë dhe sipas disa raportimeve, pritet që të jenë më shumë se 500 të ftuar.

    Tiffany është fëmija i katërt i ish-Presidentit Trump dhe fëmija i tij i vetëm nga martesa me gruan e dytë, aktoren dhe modelen, Marta Maples.

    Në Amerikë, e njohur si “Trump e harruar”, Tiffany është rritur me nënën e saj në Kaliforni pas ndarjes së prindërve të saj dhe është bërë më shumë e famshme vetëm së fundmi.

    Tiffany and Donald Trump were seen together more often as she grew older. Photo: @tiffanytrump/Instagram
    Foto: Tiffany Trump/Instagram

    Tiffany ishte komentuar shumë në media për një udhëtim 10-ditor që e kishte bërë në Serbi në mars të 2019-s, që  raportohej t’i kishte kushtuar 23 mijë dollarë taksapaguesve të vendit.

    29-vjeçarja do të martohet nesër në rezidencën luksoze të babait të saj në Miami.

    Tiffany Trump and Michael Boulos pucker up. Photo: @tiffanytrump/Instagram
    Foto: Tiffany Trump/Instagram

    Dhëndri është Michael Baulous, një amerikano-libanez miliarder, me të cilin, Tiffany është takuar verën e 2018-s gjatë pushimeve në Greqi.

    Tiffany Trump and Michael Boulos with Tiffany’s father, Donald Trump. Photo: @tiffanytrump/Instagram
    Foto: Tiffany Trump/Instagram

    Ajo u fejua me Michael në Shtëpinë e Bardhë dhe dha lajmin një ditë para se babai i saj ta përfundonte zyrtarisht mandatin si President i SHBA-së.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark