×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kjo është zyrtarja “fatlume” e Qeverisë që u shkarkua për të marrë një pozitë të re me pagë dyfish më të madhe

    Insajderi
    24 February 2023 - 17:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Valza Kika-Salihu ka qenë këshilltare e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, pozitë kjo për të cilën paguhej 600 euro e 60 cent.

    Me një vendim qeveritar të vulosur më 8 shkurt të këtij viti, ajo është liruar nga detyra e këshilltarit politik të zëvendëskryeministrit të parë për integrim evropian, zhvillim dhe dialog në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

    “Kika Salihu është e obliguar të bëjë deklarimin e pasurisë në pajtim me Ligjin Nr.04/L-050 për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë të zyrtarëve të lartë publik dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave për të gjithë personat zyrtarë, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr.04/L-228 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.04/L-050”, thuhet në vendimin për shkarkim të nënshkruar nga zv.kryeministri i parë, Bislimi.

    Por, vetëm 12 ditë më pas Kika-Salihu ka marrë një post tjetër në kabinetin e Albin Kurti.

    Kështu konfimron kontrata e cila është nënshkruar më 20 shkurt, sipas të cilës ajo angazhohet si eksperte për shërbime të veçanta, kontraktore individuale në Zyrën e Kryeministrit.

    Sipas kësaj kontrate, detyrat e saj janë që të mbajë kontakte me donatorët në baza të rregullta dhe t’i përforcojë marrëdhëniet me donatorët. Ajo do të sigurohet që asistenca zhvillimore të jenë në përputhje me programin qeverisës dhe planet strategjike operacionale të Ministrive të Linjës, kurse shumat proporcionale me nevojat dhe prioritetet e vendosura.

    Kika-Salihu e ka për obligim që të rekomandojë format më të mira të asistencës zhvillimore për projekte të ndryshme.

    Për punët që do të kryej tash e mas ajo do të merr pagë dyfish më të madhe sesa e kishte në kabinetin e Bislimit.

    Valza Kika-Salihu do të paguhet 1 mijë e 333 euro në muaj apo 23 mijë e 994 euro në vit./Gazeta Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark