×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Kjo kombëtare rrezikon përjashtimin nga Kupa e Botës “Katar 2022”

    Insajderi
    13 September 2022 - 14:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ekuadori është duke rrezikuar seriozisht për t’u përjashtuar nga Kupa e Botës, pasi disa audio-inçizime dhe dokumente të zbuluara vërtetuan se mbrojtësi i djathtë Byron Castillo pranoi se kishte përdorur një certifikatë të rreme për vitin e tij të lindjes.

    Pasi Ekuadori u kualifikua për në Kupën e Botës “Katar 2022”, Federata e Futbollit të Kilit paraqiti një ankesë zyrtare në FIFA në prill dhe pretendoi se Castillo falsifikoi dokumentet e tij të lindjes dhe ishte një emigrant i paligjshëm në këtë vend.

    Ata pretendojnë se kanë prova se Castillo ka lindur në të vërtetë në Tumaco, Kolumbi në vitin 1995, dhe jo në qytetin ekuadorian në vitin 1998, siç thonë dokumentet e tij zyrtare, përcjell KosovaPress.

    FIFA e shqyrtoi këtë çështje dhe e hodhi poshtë atë duke thënë që Castillo është nga Ekuadori.

    Megjithatë, “Daily Mail” tani ka publikuar një raport të detajuar i cili duket se vërteton se Castillo është kolumbian dhe e gjithë kjo ishte e mbuluar dhe fshehur nga FIFA.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    18 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark