×
  • Lajme
  • Lajme

    Kjo lagje e Prishtinës do të mbetet pa rrymë gjithë ditën e hënë

    Insajderi
    28 November 2020 - 18:50

    KEDS përmes një shkrimi adresuar mediave ka njoftuar se lagjja “Sofalia” në Prishtinë do të mbetet pa rrymë ditën e hënë.

    Reduktimet do të fillojnë nga ora 9:00 në mëngjes, deri në 21:00 në mbrëmje.

    Kjo ndërprerje e planifikuar do të ndërprejë edhe furnizimin me ujë të pijshëm.

    Më poshtë gjeni njoftimin e plotë:

    Prishtinë, 28 nëntor – Të nderuar konsumatorë të lagjes ” Sofalia ” në Prishtinë, ju njoftojmë se ditën e hënë , 30 nëntor 2020 do të ketë ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike nga KEDS, duke filluar nga ora 09:00-21:00.

    Andaj, kjo ndërprerje e energjisë elektrike do të ndikojë edhe në ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.

    Ju falënderojmë për mirëkuptim!

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark