×
  • Showbiz
  • Show

    Kledi befason me deklaratën për ish-banoren e shtëpisë së Big Brother

    Insajderi
    22 January 2022 - 14:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Modeli shqiptarë, Kledi Hysa, është parë si protagonist në videoklipin e këngëtarës dhe ish banorës së Big Brother, Sheila Haxhiraj.

    Kështu, u mendua se marrëdhënia e tyre kishte qenë e gjitha punë dhe u shuajtën fjalët se dy ish-konkurrentët e “Big Brother VIP” mund të kishin nisur një lidhje.

    Megjithatë, me deklaratat e tij të fundit Kledi i ka hedhur sërish benzinë zjarrit lidhur me Sheilën.

    Në një intervistë për “Prive”, i pyetur për statusin e tij, ai refuzoi të përgjigjej duke thënë thjesht “No Comment”.

    “Raporti me Sheilën, miqësi apo më shumë”, ishte pyetja tjetër, ndërsa Kledi u përgjigj:

    “Miqësi, e përzier”, tha ish-banori, duke shtuar sërish dyshimet.

    Duket se raporti i tij me ish-partneren Khaula është prishur pas daljes së tij nga “BB VIP”. Nga kërkimet kemi vënë re se ata as nuk ndiqen më në Instagram.

    “Unë vazhdoja me Haulën, pata atë gjendjen dhe më ka ndihmuar sepse e pashë çfarë karakteri ka. Janë rrethanat të gjitha bashkë. Nuk kam shkuar në Big Brother që të kthjellohem, thjesht më ka ndihmuar. Kur të shkoj në Austri e ta takoj, do flas me të se ka nevojë dhe ajo. Do ishte fake po të thoja që jam me të ose të shoh mos gjej ndonjë femër në Shqipëri, jo. Femra ka gjithmonë nevojë për respekt dhe e vlerësoj kaq shumë. Haula si njeri e vlerësoj shumë dhe meriton edhe ajo respektin e vet.”- ka rrëfyer ai më herët.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark