×
  • Lajme
  • Insajderi

    ​Klinaku: Pushteti po provokon nga dritaret e kuvendit

    Insajderi
    16 June 2022 - 10:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Kliniku ka deklaruar se pushteti është duke provokuar situatën në protestën që po mbahet para Kuvendit të Kosovës. Ai ka kërkuar që të merren masa, meqë sipas tij, nga dritaret e parlamentit, disa persona po provokojnë situatën.

    Në protestën e organizuar nga veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë arritur me qindra protestues.

    “I drejtohem Policisë së Kosovës që të ndërmarrë masa, sepse nga dritaret e kuvendit që po i hapin janë duke provokuar me gishta. Në basë të informacioneve që ne kemi, pushteti donë ta provokojë situatën. Ju kisha lut juve veteranëve, invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve, gjithë ju pjesëmarrës që jeni të kësaj proteste, ne me policinë nuk kemi probleme, janë shokët tanë, këta janë për të ruajtur rendin dhe qetësinë. Kërkoj nga pushteti, i cili po bën vazhdimisht provokime, që të ndalojë provokimet dhe të kthehet ta tërheq ligjin i cili shkel aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese. Këta deputetë që shkelin ligje, që shkelin kushtetutë nuk e kanë vendin këtu”, ka deklaruar Klinaku.

    Grupi i veteranëve janë pozicinuar para hyrjes së Kuvendit të Kosovës, në protestën e thirrur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në kundërshtim të projektligjit për pagën minimale në të cilin nuk janë përfshirë kjo kategori e luftës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark