×
  • Sport
  • Sport

    Klopp flet për vendimin e Firminos për tu larguar nga Liverpooli

    Insajderi
    10 March 2023 - 19:33

    Jurgen Klopp ka zbuluar reagimin e tij për vendimin e Roberto Firminos për tu larguar nga Liverpooli në fund të këtij sezoni.

    Firmino, i cili ka fituar Premier Ligën, Ligën e Kampionëve, Kupën e Botës për klube, FA Cup dhe Carabao Cup gjatë tetë viteve në “Anfield Road”, vendosi që t’i jep fund aventurës te Liverpooli javën e kaluar, dhe në fund të këtij sezoni do të ndërrojë skuadër.

    Pasi që e ka konfirmuar planin e tij për tu larguar nga klubi, braziliani gëzoi tifozët e “Të Kuqve” duke shënuar golin e fundit të fitores ndaj Manchester United, ku Liverpooli fitoi bindshëm 7:0.

    Firmino, pasi i ka dhënë kaq shumë klubit gjatë viteve, mori një pritje spektakolare nga tifozët teksa festonte golin, duke dëshmuar se sa shumë vlerësohet ai mes tifozëve, pavarësisht se nuk është më zgjidhja e preferuar e Klopp.

    Klopp e konfirmoi se Firmino e kishte kontaktuar atë javën e kaluar për t’ia kumtuar lajmin për largim, dhe e pranoi se vendimi i brazilianit e kishte lënë atë paksa të befasuar.

    “I habit? Po paksa. Nuk u godita nga çudia por mund të kishte përfunduar në dy rrugë. Dhe ai ka vendosur këtë. Unë e respektoj këtë gjë shumë dhe është absolutisht normale në këtë lidhje të gjatë që e kemi dhe që Bobby e ka me klubin dhe lojtarët”, tha Klopp.

    Nuk ka dyshim se Firmino do t’i mungojë Liverpoolit, pasi që arriti të bëjë më shumë se 350 paraqitje për klubin që nga transferimi nga Hoffenheim në vitin 2015, duke shënuar 108 gola dhe duke bërë 79 asistime.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark