Gjermani 55-vjeçar, ishte në një GT Continental në vend të Opel Insignia-s së tij prej 25 mijë funte..
Ambasadori i markës Opel, Klopp, padyshim që i pëlqente t’i shfrytëzonte paratë e tij në një investim më të mirë.
Ai fillimisht nënshkroi një marrëveshje me markën gjermane të makinave në 2012.
Ish-trajneri i Borussia Dortmundit ka luajtur në dhjetëra reklama për prodhuesin dhe ka rinovuar marrëveshjen e tij në 2017.
Klopp është një nga menaxherët më të paguar në botë dhe tashmë ai ka ndërruar makinën e tij modeste me një makinë luksi.