×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Klubi italian tërhiqet nga “Trofeu Gamper”, reagon Barcelona

    Insajderi
    27 June 2022 - 22:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    FC Barcelona ka njoftuar se AS Roma është tërhequr nga “Trofeu Joan Gamper”.

    Këtë dy skuadra kishin rënë dakord për të luajtur në finale, më 6 gusht të këtij viti, në “Camp Nou”.

    Por, klubi i Barcelonës ka njoftuar se Roma ka vendosur në mënyrë të njëanshme që të tërhiqet.

    Përballja mes këtyre dy skuadrave ishte paraparë që të zhvillohet edhe në konkurrencën e femrave.

    Barça gjithashtu njoftoi se po punon për gjetjen e një kundërshtari të ri për edicionin e këtij viti dhe se paratë e shpenzuara për këto ndeshje do t’iu kthehen tifozëve.

    “Në 24 orët e ardhshme do të fillojë kthimi i parave të shpenzuara tashmë për biletat dhe Klubi dëshiron të bëjë të qartë se pezullimi i ndeshjeve ka ardhur për shkak të rrethanave jashtë kontrollit të FC Barcelona, ​​dëshirë e shprehur e AS Roma. Departamenti Ligjor i Klubit po analizon veprimet e mundshme ndaj klubit italian për dëmet e shkaktuara ndaj FC Barcelona dhe tifozëve të saj për shkak të këtij vendimi të papritur dhe të pajustifikuar”, thuhet mes tjerash në njoftimin e klubit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark